Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Superndeshje në Kategorinë e Parë, 10 ekipe zbresin në fushë (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT

Jo vetëm “Abissnet Superiore”, por edhe Kategoria e Parë do të luajë ndeshjet e saj ditën e sotme. Në program janë 5 ndeshje, ku 10 ekipet që do të zbresin në fushë do të synojnë rezultat pozitiv.

Të gjithë takimet do të luhen në të njëtën orë, 14:00. Bylisi do të presë Lushnjen. Ballshiotët vijnë si kryesues të kampionati dhe ndaj lushnjarëve synojnë të blindojnë vendin e parë. Ndërkohë edhe Apolonia do të tentojë një rezultat pozitiv në transfertë ndaj Luzit. Fierakët ndodhen në vendin e 4-të dhe një fitore do t’i ngjiste në vendin dytë.

Kastrioti – Vora është një tjetër duel interesant. Krutanët kanë detyrim fitoren në shtëpi, teksa përballë kanë djemtë e Artan Mërgjyshit, të cilët tentojnë rikthimin te 3 pikët. Korabi pret në shtëpi Burrelin, me ekipin nga Peshkopia që dëshiron të mbajë hapin e kreut.

Ndërkohë sfida e fundit do të jetë mes Tomorit dhe Besës. Beratasit luajnë në shtëpi dhe kanë mundësinë që të ngjiten në klasifikim, ndërsa kavajasit synojnë fitoren për t’iu larguar zonës së rënies.

[caption id="attachment_710059" align="alignnone" width="673"]Ndeshjet e dites ne Kategorine e Pare Ndeshjet e dites ne Kategorine e Pare[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga