
Luftëtari është kthyer në një "Supermarket" të vërtetë
në këtë merkato vere.
Bluzinjtë kanë pësuar ndryshime rrënjësore që prej fundit të sezonit të shkuar,
por ajo që është më tronditëse është fakti se në Gjirokastër të gjithë e kanë
mendjen të ikin sa më parë.
Rreth 4 muaj pa paga dhe me oferta të kënaqshme, shumë titullarë po mendojnë ta
vijojnë karrierën diku tjetër, e larg qytetit të gurtë.
Fili, Ramadani, Ymeraj por dhe Rapo janë ndoshta "armata" e fundit që
do braktis anijen bluzi, e që po e mendojnë seriozisht largimin. Për kapitenin
thuhet se ka një interes të fortë në krahun tjetër të hartës, Vllaznia.
Shkodranët e njohin mjaft mirë dhe janë të gatshëm të ulen e të negociojnë me
Ramadanin. Ditët e ardhshmedo të jenë decizive, por një gjë mund të thuhet me
plot gojën, Luftëtari është shpërbërë.