
Kampionati shqiptar ka prodhuar prej vitesh shumë lojtarë të talentuar. Megjithatë për gjithë skuadrat e Superiores gjithmonë kanë qenë problem sulmuesit. "Shënjestruesit" e portave kundërshtare kanë qenë me "pikatore" në Shqipëri. Madje dhe ata që kanë shkëlqyer, nuk kanë zgjatur shumë dhe janë shitur jashtë vendit. Kësisoj sytë e drejtuesve të klubeve të Superiores janë drejtuar gjithmonë përtej kufijve shqiptarë.
Mjafton të kujtojmë merkaton e dimrit. Nga Superliga u larguan dy sulmues cilësorë si Skuka dhe Xhixha. E për t'i zëvendësuar nuk kishte opsione nga vendi. Partizani u hodh në sullm në Kosovë duke afruar në Superiore, Christian Mba-në. Tirana afroi Abazajn, por në majë të sulmit kishte një brazilian si Patrick. Ndërkohë Egnatia bërin "bingon" me Raphael Doëamenën. Edhe pse investimi në akademitë është i madh, sërish faza ofensive mbetet e vakët dhe ekipet e Superiores duhet t'i kthejnë sytë nga tregu i huaj.