
Top klubet e Europës kanë rënë dakord që të krijojnë një ligë të përbashkët, me FIFA dhe UEFA që është kundër kësaj ideje duke kërcënuar me përjashtime klubet. Në një situatë të paqartë, ka qenë Juventus që ka nisur të "zbusë" organizmat ndërkombëtarë. Bardhezinjtë në deklaratën ku zyrtarizojnë pjesëmarrjen, kërkojnë që kjo të vijojë edhe me mbështetjen e FIFA dhe UEFA.
Nga ana tjetër, në Itali bëjnë me dije se Verona dhe Atalanta kanë bërë një kërkesë në Lega. Ndër të tjera mediet përtej Adriatikut shprehen se këto dy klube kërkojnë që Inter, Milan dhe Juventus të përjashtohen nga Serie A, pasi një ligë e tillë do e vriste futbollin dhe Serie A.
Poll