Tirana dhe Vllaznia do të duelojnë mes tyre në “Air Albania” ditën e sotme për të zhvilluar edhe finalen e Superkupës së Shqipërisë, takim që nis në orën 19:00. Kjo sfidë për shkak edhe të historisë që dy ekipet kanë bërë në futbollin shqiptarë premtohet spektakël edhe nga tifozët në shkallët e stadiumit.
Por ajo që shumë prej tyre duan të dinë, është se si do të jetë moti në vendin tonë në orën që nis sfida. Gjatë këtij orari parashikohen reshje shiu, por kjo nuk përbën problem për tifozët të cilët kanë siguruar biletat për të shijuar sfidën nga afër, pasi “Air Albania” është i mbuluar dhe tifozët nuk i prek shiu, ndërsa lojtarët duhet të përveshin “mëngët” për të luajtur nën reshtjet e shiut.
[caption id="attachment_670583" align="alignnone" width="300"] Moti ne Tirane diten e sotme[/caption]