
Tirana vijon përgatitjet për ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë ndaj Vllaznisë më 7 dhjetor në Air Albania. Bardheblutë kanë zhvilluar edhe dy miqësore për të ngrohur muskujt para sfidës. Trajneri Shehi mori sinjale pozitive nga skuadra por gjithashtu edhe dy lajme të këqija teksa Tirana rrezikon mungesën e dy mbrojtësve Tosevski dhe Zhivanaj.
Maqedonasi nuk ka marrë fare pjesë në miqësoret pasi vuan nga një dëmtim në kavilje dhe sot do të shihet më qartë shkalla e dëmtimit. Zhivanaj nga ana tjetër u dëmtua në testin e fundit brenda familjes ku u shkel në gisht. Zëvëndësues i Tosevskit është Hussein por ish-lojtari i Kastrioti nuk ofron shumë siguri për trajnerin Shehi ndaj do të shihet me interes çfarë vendimi do të marrë tekniku bardhebluve.