
Sonte në orën 19:00 në stadiumin Air Albania do të luhet Superkupa e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë. Dy ekipet do të duelojnë mes tyre për trofeun e Superkupës në një sfidë që premton spektakël. Bardheblutë vijnë si kampionë të vendit ndërsa Vllaznia si fituese e Kupës së Shqipërisë.
Bastet kanë kuotuar edhe mundësitë e dy skuadrave për të fituar trofeun dhe Tirana shihet si favoritja me koeficent 2.15 ndërsa triumfi i shkodranëve kuotohet me 3.30. Mundësia që ndeshja të përfundojë në barazim dhe më pas në shtesa është 3.
Poll