Superiorja ditën e sotme do të luajë 3 takimet e tjera të javës së 14-të. Do të luhet në akset Laç – Tiranë dhe Durrës.
Gjithçka do të nisë me duelin mes Kukësit dhe Skënderbeut. Ky takim për shkak të kushteve atmosferike nuk do të luhet në “Kukës Arena” , por në “Arenën e Demave” dhe do të startojë në orën 13:30. Verilindorët dhe korçarët do të synojnë rikthimin te fitorja, ndërsa kjo përballje për shkak të rivalitet premton të jetë e luftuar.
Paralelisht do të luhet edhe në Kurbin, ku Laçi pret Egnatian. Kurbinasve nuk iu lejohen më hapa fals dhe kanë detyrim vetëm 3 pikët. Ndërkohë nga ana tjetër rrogozhinasit kanë rastin ideal për të kryesuar të vetëm tabelën e klasifikimit, pasi Partizani u ndal në barazim nga Dinamo.
Takimi i fundit për këtë javë do të jetë mes Teutës dhe Vllaznisë. Ky duel do të luhet në “Niko Dovana” dhe do të startojë në orën 16:00. Edhe “Djemtë e detit” edhe shkodranët do të hyjnë në fushë vetëm për triumph, në të kundërt rrezikojnë të “zhyten” edhe më shumë në zonën e ftohtë të klasifikimit.