Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Superiorja përvesh “mëngët”, luhet në aksin Laç-Kukës (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT

Abissnet Superiore përvesh “mëngët” ditën e sotme, teksa do të zhvillojë dy ndeshje të javës së 21-të të saj. Të dyja takimet e parashikuara për t’u zhvilluar ditën e sotme do të startojnë në 13:00, ndërsa do të luhet në aksin Laç-Kukës.

Laçi pret Egnatian në stadiumin e “Laçit”. Rrogozhinasit vijnë pas 5 javësh pa fitore dhe ndaj kurbinasve synojnë të bëjnë kthesën. Nga krahu tjetër bardhezinjtë kërkojnë të vazhdojnë me ecurinë pozitive. Vetëm 2 pikë i ndajnë dy ekipet mes tyre dhe sfida e sotme është një mundësi për të lënë prapa në renditje një kundërshtarë.

Kukëksi-Kastrioti do të luhet në të njëjtën ditë dhe orë. Verilindorët në “Kukës Arena” do të synojnë 3 pikët ndaj një kundërshtari direkt për mbijetesën. Rrahman Hallaçi  nuk “toleron” më gabimet pas humbjes në Shkodër, ndërsa krutanët do të kërkojnë të mos dalin pa pikë nga transferta kuksiane.

[caption id="attachment_679680" align="alignnone" width="300"] Ndeshjet e dites se sotme ne Abissnet Superiore[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga