Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SUPERIORJA kërkon një BOMBER/ Xhixha dhe Skuka lënë “thatë” kampionatin shqiptar, të huajt marrin fronin e golashënuesve

Shkruar nga NEWSPORT

Largimet e Redon Xhixhës dhe Xhuliano Skukës janë një goditje e rëndë për kampionatin shqiptar, pavarësisht se të dy kanë hedhur një hap të madh në karrierën e tyre.

Sulmuesit e Tiranës dhe Partizanit ishin edhe golashënuesit më të mirë të kampionatit tonë, respektivisht me 11 dhe 10 gola, por edhe dy nga lojtarët më të mirë, të cilët dukeshin sikur do duelonin deri në fund për të rrëmbyer “Këpucën e Artë”. Tashmë, tabelën e golashënuesve e kanë marrë në dorë brazilianët.

Nonato i Erzenit, së bashku me Patrick dhe Hasanin e Tiranës, ndajnë vendin e parë në renditjen e golashënuesve me 6 gola, një shifër shumë e ulët për sulmuesë që titullarë. Pas tyre vijnë Fernando i Egnatias, Ardit Hoxhaj i Vllaznisë dhe Kahrimanovic i Erzenit me 5 gola, teksa vihet re se renditjen po e dominojnë të huajt, në mungesë të bomberave të tjerë shqiptarë.

Pjesa e mbetur e sezonit është e gjitha për t’u ndjekur, pasi pritet që Bekim Balaj të bëjë diferencën te Vllaznia, ndërkohë që edhe Vasil Shkurtaj i Laçit ka rifituar formën më të mirë. Tedi Cara dhe Ëngjëll Hoti do të kenë detyrën e rëndësishme të zëvendësojnë Xhulio Skukën, në rast se Partizani nuk do të ndërhyjë në merkato për të afruar një sulmues, edhe pse të kuqtë janë afër marrëveshjes me Christian Mba nga Trepça ’89. Bylis, Kukësi, Kastrioti dhe Teuta duket se do të vijojnë të mbështeten te e gjithë skuadra për të kërkuar golat e mbijetesës.

Superiorja është në kërkim të një tjetër bomberi, me shpresën se pritja nuk do të jetë e gjatë dhe golat nuk do të mungojnë.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga