
Presidenti i FSHF Armand Duka në emisionin “Skaner” foli edhe për garën në Superiore dhe Kategorinë e Parë. Për Dukën gara është mjaft e fortë dhe dieferncat janë minimale. Ai gjithashtu sqaroi vendimet e arbitrave dhe Komisionit të Disiplinës duke u shprehur që Komisioni zbaton rregulloren.
"Kampionat i çmendur. Unë mendoj që diferencat janë të vogla. Madje edhe në skuadrat e Kategorisë së Parë. Në superiore janë të vogla saqë nuk parashikohen. Të gjitha ekipet edhet ato të fundit kanë fituar jashtë fushe edhe me ekipe që udhëheqin kampionatin. Diferencat e vogla sjellin rezultate të paparashikueshme. Nga fillimi i 2023 Partizani bëri 5 hapa fals dhe qëndroi sërish në vend të parë. Garë me emocion, me surpriza. Nuk e di nëse është mirë por mendoj se është mirë.
Në Evropë dalin zbuluar? Sezonin e kaluar kanë qenë rezultate jo të mira. Vërtet që nga Skënderbeu nuk kemi arritur të arrijmë në grupet e Europa apo Conference League. Do shohim këtë vit.
VAR? VAR ka minimizuar gabimet, sidomos ato të pafalshmet. Ka minimizuar edhe kontestimet edhe të pjesëmarrësve në garë.
E ke humbur toruan ndaj arbitrave? Ka patur një moment nga fillimi i kampionatit, kur gjyqatrët nuk kanë respektuar protokollin e VAR. Nuk kanë ndalur për VAR kanë marrë vendime të gabuara. Ndoshta edhe për mungesë eksperience. Por nuk ka patur më raste skandaloze dhe ka shkuar më mirë.
Sa më shumë BIO të rrijë futbolli aq më mirë është. Vendimi është në qindat e sekondit ,këto i rregullojnë kamerat. Duke parë nivelin ku ka shkuar futbolli sot është më mirë që vendimet të jenë të sakta PErsonalisht jam kundër teknologjisë porn VAR është e domosdoshme.
Fundi i kampionatit rrit tensionin. E vërtetë. Kjo është një garë kur një del kampion, dy dalin nga kategoria. Asnjë nuk e pranon në fund. Në ajvët e fundit bëhen më shumë agresiv për ta ruajtur statusin e vendit ku janë.
Futbolli është garë ka emocion. Duhet ta pranosh rezultatin. Nuk mund të ketë dy fitues.
FSHF e ashpër? Komisionet nuk është se kanë dëshië të marrin masa. Kjo është një lojë me rregulla. Ku ka shkeje do marrin masa. Çfarë shkruhet në rregullore ato masa janë marrë. Nenet kanë limte maksimale dhe minimale. Asgjë nuk është ndryshe nga rregulloret. Diskutimet janë të ndryshme. Njerëz inkopetentë që bëjnë kopetentin. Janë rregullat që thonë se si duhet të jetë.
Administratori i Flamurtarit? Nuk e kam dëgjuar. Më thanë që ishte i palumtur. Për një penallti në favor të Dinamos. Opinionet ishin të ndara. Jam informuar me detaje, kam parë raportet. Ndeshje super korrekte. Gabimi ishte në favor të FLamurtarit dhen kundër Dinamos në një moment. Ishte penallti korrekte. Çdo kontakt brenda zonës është penallti. Si ndeshja jonë me Izraelin topi ishte jashtë zonës dhe arbitr dha penallti.
E respektoj Idrizin. Duhet të pranojë rezultatin dhe realitetin.
Ankesa ka edhe nga Kategoria e Parë? Vetëm kam dëgjuar deklaratat nëpër media.
VAR në Kategorinë e Parë? Do mundohemi ta shtrijmë në gjithë futbollin. Për arsye ekonomike nuk është për momentin. Duhet të fillojë."