Partizani arriti të triumfonte ne derbi ndaj Tiranës. Të kuqtë në “Air Albania” fituann me shifrat 2-1 në një ndeshje që ishte spektakolare, teksa minutat e fundit ishin një “shoë” i vërtetë.
Demat kështu vazhdojnë me rezultatet pozitive ndaj rivalëve të tyre dhe tashmë kjo fitore i ngjit padiskitim në klasifikim. Tashmë Partizani shkon në kuotën e 14 pikëve në vendin e 2-të, ndërsa Tirana nga krahu i tjetër zbret në renditje. Bardheblutë mbetet në kuotën e 13 pikëve dhe ndodhen në vendin e 4-të.
Egnatia është skuadra që udhëheq klasifikimin pas 8 javësh, me rrogozhinast që kanë arritur të grumbullojnë 16 pikë, por Partizani ka një ndeshje më shumë për të luajtur, atë ndaj Teutës e vlefshme për javën e parë të Superiores.
Me 13 pikë ndodhet dhe Laçi në vendin e 3-të, po aq sa Tirana, teksa Skënderbeu pas fitoes së Partizanit del jashtë “Final –Four”. Korçarët renditen në vendin e 5-të me 12 pikë, ndërsa me 1 pikë më pak ndjek Erzeni në vendin e 6-të. 9 pikë ka grumbulluar Vllaznia dhe më një më pak ndjek Teuta, e cila gjithashtu ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Dinamo dhe Kukësi ndajnë vendet e fundit në klasifikim me nga 7 pikë pas 8 javësh.
[caption id="attachment_709876" align="alignnone" width="684"] Renditja e Superiores pas Derbit[/caption]