Pas një pauze të gjatë, Kategoria Superiore do të rikthehet të luhet këtë fundjavë. Java e 13-të e kampionatit ishte planifikuar të luhej në dy ditë, të shtunën dhe të dielën por ndeshja e Superkupës mes Tiranës dhe Vllaznisë, bëri që të ndryshojnë planët për këto dy skuadra.
Tirana do të presë Kastriotin në shtëpi dhe bardheblutë kanë gjetur marrëveshjen me FSHF për të zhvilluar ndeshjen në Air Albania e jo në Selman Stërmasi siç ishte në fillim. Veç stadiumit do të ndryshohet edhe orari. Nuk do të luhet më në orën 13:00 por në mbrëmje në orën 19:00 nën dritën e projektorëve.
Ndërsa, Vllaznia ka ndryshuar vetëm orarin teksa do të luajë në orën 16:30 e jo në 15:45, në Loro Boriçi përballë Egnatias.
Ndeshjet e javës së 13-të:
E Dielë, 11 Dhjetor 2022
BYLIS – LAÇI, 13:00, “Adush Muça”
KUKËSI – TEUTA, 13:00, “Kukës Arena”
ERZENI – PARTIZANI, 15:45, “Niko Dovana”
E Hënë, 12 Dhjetor 2022 –
VLLAZNIA – EGNATIA, 16:30, “Loro Boriçi”
TIRANA – KASTRIOTI, 19:00, “AIR Albania”