
Superiorja do të çelë "siparin" të premten e javës së ardhshme teksa java e 19-të do të hapet me ndeshjen Skënderbeu - Partizani. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike axhendën zyrtare teksa ka vendosur ta ndajë këtë javë në tre ditë. Të shtunën do të zhvillohen sfidat Kukësi - Laçi dhe Teuta - Flamurtari.
Ndërsa të dielën Luftëtari do të presë Kastriotin në orën 14:00 dhe Tirana - Kamza do të jetë përmbyllëse e javës së 19-të. Më poshtë shihni axhendën zyrtare të publikuar në kanalin zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit:
[gallery size="full" columns="1" ids="318562"]
Poll