Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SUPERIORE/ Festojnë vetëm në Shkodër, 8 ekipe në javën e 16-të “dashurohen” me barazimet (RENDITJA)

Shkruar nga NEWSPORT
SUPERIORE/ Festojnë vetëm në Shkodër, 8 ekipe në
Abissnet Superiore ka mbyllur ditën e djeshme ndeshjet e javës së 16-të, teksa në këtë javë ra në sy vetëm fitorja e Vllaznisë ndaj Dinamos. Siç duket kjo javë është “dashuruar” me barazimet, pasi 8 ekipe kanë marrë nga një pikë. Rendtija e 4 ekipeve të “Final –Four” nuk ndryshon. Egnatia pas barazimit 2-2 me Teutën vazhdon të kryesojë me 34 pikë. Me 3 pikë më pak ndjek Partizani që ndaj Skënderbeut mori barazimin e 5-të rresht. Tirana është forca e tretë e kampionatit, me bardheblutë që u ndalën në barazim me Laçin dhe shkojnë në kuotën e 23 pikëve. Skënderbeu nga ana tjetër mbyll “Final –Four”, korçarët marrin një pikë të rëndësishme në “Arenën e Demave” ndaj Partizanit dhe ndjekin Tiranën me 1 pikë më pak. Vllaznia ngjitet në klasifikim pas fitore me Dinamon. Shkodranët janë e vetmja skuadër që këtë javë ia del të festojë pas 90-të minutave. Kuqeblutë mposhtën 3-1 “Nëndetësen” dhe shkojnë në kuotën e 20 pikëve në vendin e 5-të. Pikërisht Dinamo i ndjek shkodranët me 1 pikë më pak në vendin e 6-të. Pas “Bluve” vjen Kukësi me 17 pikë, me verilindorët që barazuan 0-0 me Erzenin. Po kaq pikë kanë edhe shijakasit në vendin e 8-të dhe Laçi që mban vendin e 9-të. Ndërkohë mbyll klasifikimin Teuta me 15 pikë pas 16 ndeshjesh të zhvilluara deri më tani.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Newsport.al (@newsport.al)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga