Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Super sezon me Interin, 3 gjigandët e Premier League duan Simone Inzaghin

Shkruar nga NEWSPORT
Super sezon me Interin, 3 gjigandët e Premier League duan Simone Inzaghin
Simone Inzaghi po bën një sezon fantastik në krye të Interit. Zikaltërit janë një prej ekipeve më të mira momentalisht në Europë, të cilët kryesojnë në Serie A si dhe janë në garë edhe për Champions League. Timonieri i italianëve ka përfunduar në radarin e 3 gjigandëve anglezë. Manchester United, Liverpool dhe Chelsea dëshirojnë Inzaghin për sezonin e ri. 47-vjreçari përlqehet shumë nga drejtuesit e ekipeve angleze dhe sipas “Tuttosport” bëhet me dije se po punohet për një lëvizje në fund të këtij sezoni. Kujtojmë se Inzaghi ka kontratë të vlefshme me Interin deri në qershor të 2025, ndërsa fiton 5.5 milionë euro plus bonuse. Ofertat nga skuadrat angleze mund të arrijnë deri në 8-9 milionë euro në vit, shifra këto që Interi nuk mund t’ia plotësojë. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga