
Arabia Saudite çdo ditë e më shumë po “grabit” yjet e futbollit europian. Ditët e fundit po përflietet për një super ofertë të mbërritur për Paul Pogba. Mesfushori francez që nuk ka arritur të japë maksimumin e tij në rikthimin te Juventusi, mund t’iu bashkohet yjeve të tjerë në Arabi.
“Zonja e Vjetër” duke parë rendimentin e lojtarit nuk pritet të bëhet pengesë për largimin e tij, ndërsa kërkon të paktën 10 milionë euro për ta lënbë të lirë.
Al Ahli është skuadra e cila kërkon shërbimet e Pogbas dhe është e gatrshme të ofrojë 100 milionëneuro për 3 sezone. Tashmë gjithçka është në dorën e mesfushorit nëse do të preferojë t’u thotë “PO” milionave, paso do të qëndrojë në Europë.
Poll