Shkëndija e Tetovës ka arritur të barazojë 2-2 kundër Valmerias, ndeshje e vlefshme si miqësore. Kuqezinjtë po zhvillojnë një fazë përgatitore në Antalia të Turqisë. Dhe kjo sfidë ka qenë e fundit për ekipin shqiptar. Golat janë shënuar nga Erald Çinari, sulmuesi shkodran që u afrua në këtë merkato dimri.
Edhe pse kishte shumë kohë jashtë fushe, anësori i fazës ofensive ka treguar progres në përgatitjet e tij dhe sot ka qenë më i miri në fushë. Një bast i fituar ky nga Shkëndija e Tetovës që tashmë ka në organikë një nga lojtarët më të mirë të viteve të fundit në Shqipëri.
Çinari u përfol te Partizani dhe Vllaznia, por në fund ishte Shkëndija e Tetovës skuadra që fitoi shërbimet e tij. Me siguri që pas 2 golave të realizuar ditën e sotme, në kryeqytet duhet të jenë bërë pishman për shkodranin, një nga futbollistët e preferuar të tifozërisë së kuqe.