Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sulmuesi i Tiranës, Ede: Këtu si në Afrikë, dëmtimi më penalizoi

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmuesi i Tiranës, Ede: Këtu si në Afrikë, dëmtimi

U transferua gjatë merkatos së verës te Tirana mes shpresave të mëdha për të bërë ndryshimin në repartin e avancuar të skuadrës kryeqytetase, por deri në këtë pikë të sezonit ai nuk ka arritur të plotësojë pritshmëritë e klubit, pjesërisht edhe për shkak të dëmtimeve. 25-vjeçari Ede reflekton sezonin e dobët të bardhebluve që problemet më të mëdha po i hasin në fazën sulmuese. Në intervistën ekskluvive dhënë për Supersport, ai e pranon se situata është delikate por beson se skuadra dhe ai personalisht d të reagojnë për ta vendosur sezonin në shinat e duhura.

“Ndeshjet e fundit nuk kanë shkuar sipas pritshmërive tona, as ne lojtarët nuk jemi të lumtur me situatën e krijuar. Ndaj Korabit është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe do të japim gjithçka për ta fituar atë ndeshje. “Kemi pritshmëri të mëdha nga ndeshja e Shkodrës sepse një fitore e mundshme do të ndryshonte sezonin e Tiranës. Unë personalisht ndihem si në shtëpi, ndihem si në Afrikë. Problemet me tifozët po na kufizojnë psikologjikisht por duhet të bëjmë paqe me këtë fakt. Shpresoj t’i kemi pranë sa më shpejt sepse kemi shumë nevojë për ta”.

Vetëm një gol i shënuar në 10 ndeshje të luajtura. Ede nuk fshihet pas gishtit, ai pranon të marrë përgjegjësitë e tij për të ndihmuar skuadrën kryeqytetase ta mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë.

“Golin e e parë dhe të fundit e shënova kundër Flamurtarit por më pas u dëmtova dhe qëndrova tre muaj jashtë. Nuk ishte një periudhë e lehtë pasi u detyrova të operohesha në menisk. Shpresoj që në fushën e lojës në Shkodër të arrij të gjej sërish rrugën e rrjetës pas këtij kalvari të gjatë”.

Por a rrezikon Tirana në luftën për mbijetesë? Në këtë pikë të intervistës, Ede flet qartë dhe pa asnjë dyshim.

“Nuk mendoj aspak se do ta kemi të vështirë për të qëndruar në Superligë sepse Tirana ka lojtarë shumë të mirë në organikë, përfshirë edhe drejtuesit. Klubi po na ndihmon të tregojmë se mund të japim më të mirën. Nuk duhet të harrojmë dhe Kupën që nëse e fitojmë mund ta konsiderojmë një sezon të suksesshëm për Tiranën”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga