
Dinamo do të luajë nesër sfidën e javës së 6-të ndaj Skënderbeut në transfertë. Pas humbjes humbjes së thellë 6-3 nga Vllaznia në "Loro Boriçi", blutë e kryeqytetit kërkojnë të rikthehen te fitorja dhe në letër janë favorit kundër korçarëve.
Sot në konferencën për shtyp në krah të trajnerit Shkëmbi ishte edhe Redon Mihana. Sulmuesi fierak u shpreh se Dinamo do të shkojë në Korçë për të marrë 3 pikë, ndërsa shpreson që të gjejë edhe golin e parë për këtë sezon.
Sa e njihni kundërshtarin? "E njoh shumë mirë Skënderbeun pasi nuk kanë ndryshuar nga sezoni i kaluar.
E kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe kemi besim për të marrë rezultat pozitiv. Humbja nga Vllaznia nuk ishte e mirë, por edhe pas këtij rezultati ne në Korçë do të shkojmë për fitore.
Dua të bëj sa më mirë për skuadrën dhe besoj se goli do të vijë. Shpresoj që të shënoj ndaj Skënderbeut", u shpreh Mihana.