Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sulmi “identik” me Partizanin, por mbrojtja lë në “baltë” Dinamon

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmi “identik” me Partizanin, por mbrojtja lë në

Dinamo dhe Partizani do të duelojnë “kokë më kokë” për 3 pikët e javës së 23-të të Superiores. Dinamovitët dhe demat do të vihen përballë njëri –tjetrin në derbin e 3-të të sezonit, ndërsa kanë të detyrueshëm vetmë rezultatin pozitiv.

9 pikë i ndajnë dy ekipet mes tyre në tabelën e klasifikimit. Të kuqtë mbajnë vendin e dytë me 47 pikë, ndërsa “Blutë” ndodhen të 5-tët në klasifikim me 38 pikë. Pavarësisht diferencave në klasifikim të dyja skuadrat ia kanë dalë të shënojnë numër të njëjtë golash.

Reparti i sulmit është “identic” pasi në 22 javë ia kanë dalë të shënojnë 29 gola. Por dinamovitët i lë në “baltë” mbrojtja e cila ka pësuar më shumë se e demave.

30 herë Dinamo e ka nxjerrë topin nga rrjeta, kundrejt 20 të Partizanit. Dueli i së shtunës mes tyre do të jetë mjaft i luftuar, pasi “djemtë” e Dritan Mehmetit do të synojnë fitoren e 3-të rresht në kampionat për të shpresuar deri në fund për një vend në “Final - Four”, nga ana tjetër të kuqtë kërkojnë rikthimin te fitorja, e cila iu mungon prej dy ndeshjesh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga