Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sulmi dhe mbrojtja më e mirë, Egnatia dhe Partizani bëjnë “ligjin” në Superiore (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT

Superiorja do të luajë edhe një ndeshje për këtë vit, teksa deri më tani janë zhvilluar 17-javë kampionat. Të shkëputur nga ndjekësit janë Egnatia dhe Partizanit, të cilët duket se po zhvillojnë një kampionat më vetë.

Një luftë e fortë po zhvillohet mes ekipeve të tjera, teksa Tiranën e vendit të 3-të dhe Teutën e vendin të fundit i ndajnë vetëm  7 pikë. Nëse iu hedhim një sy statistikave të këtyre javëve vëmë re se Egnatia dhe Partizani vazhdojnë të jenë të diferencuar nga rivalët.

Rrogozhinasit janë ekipi që ia kanë dalë të shënojnë më shumë gola se çdo skuadër tjetër. Djemtë e Edlit Tetovës e kanë gjetur rrugën e rrjetës në 33 raste. 9 prej tyre janë shënuar nga i ndjeri, Raphael Dwamena, ndërsa me 6 gola është Isgandarli. Ndërkohë kanë pranuar 15 gola në 17 javë kampionat.

Nga ana tjetër demat janë ekipi që kanë pësuar më pak gola. 14 herë ia kanë dalë kundërshtarët të gjejnë portën e të kuqve, ndërsa në 24 raste janë kryeqytetasit që kanë tundur rrjetën e tyre.

Ndërkohë Tirana është skuadra që ka shënuar dhe pësuar 24 gola, duke qenë mbrojtjaa më e keqe e kampionatit së bashku me Dinamon, Kukësin dhe Teutën.

[caption id="attachment_716419" align="alignnone" width="662"]Renditja e Superiores, golatt e shenuar dhe pesuar nga ekipet Renditja e Superiores, golatt e shenuar dhe pesuar nga ekipet[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga