
Krahu i djathtë i mbrojtës është parë si "thembra e Akilit" për Partizanin, me Skënder Gegën që dëshiron të ndal eksperimentet në këtë krah.
E për këtë fakt, dita e sotme pritet të jetë decizive për të kuqtë, të cilët janë pranë firmës me Hektor Idrizaj. Akordi me vlonjtatin është arritur tashmë pritet vetëm "OK" i Kamzës, për ta lënë të lirë Idrizaj për tu veshur I kuq.
Për krahun e djathtë të mbrojtjes, Gega ka pasur dëshira si Jetmir Krasniqi e Goran Siljanovski, por këto të fundit zgjodhën një tjetër skuadër për të mbyllur sezonin aktual.
Poll