Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Stërvitje online dhe SMS për të dalë nga shtëpia”, rrëfehet lojtari i PARTIZANIT: Kampionati nis në qershor

Shkruar nga NEWSPORT
“Stërvitje online dhe SMS për të dalë nga

William Cordeiro Melo është një nga futbollistët më të mirë të Partizanit të këtij sezoni. Mesfushori brazilian ka folur për mediet në Brazil duke treguar situatën në vendin tonë prej Coronavirusit.

Ai ka treguar se si del nga shtëpia përmes një mesazhi dhe gjithashtu ka theksuar se futbolli në do të rinisë në muajin qershor.

“Federata Shqiptare punon me idenë e planit për të kthyer kampionatin në javën e parë të qershorit, shpresojmë që kjo të kalojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që të mund të kthehemi në stërvitje dhe në ndeshje, e që gjithashtu të jetojmë normalisht jetën tonë”, theksoi futbollisti brazilian i cili tregoi se ashtu si të tjerët, edhe ai kufizonte me një orë daljet e tij”, ka thënë fillimisht ai.

Më tej ka folur për masat e marra nga qeveria ku ka treguar: “Këtu në Shqipëri situata është nën kontroll, qeveria veproi shpejt. Kufizimet që kemi janë se mund të dalim në rrugë vetëm me autorizim. Dërgojmë një SMS në numrin që ka vendosur qeveria, në mënyrë që të kemi mundësinë që të dalim për të blerë apo për të shkuar në farmaci. Por edhe kështu mund të dalim vetëm një orë jashtë shtëpie gjatë ditës. Unë dal për të blerë vetëm një apo dy herë në javë”.

Në fund ndalet te përgatitja fizike: “E dimë që nuk është i njëjti intensitet stërvitje, por për të mos humbur plotësisht formën para se të kthehemi në stërvitje, klubi na përgatiti një program stërvitor. Çdo ditë bëjmë stërvitje online me përgatitësin tonë fizik”, ka thënë ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga