Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Stërvitja e parë pas ndarjes nga jeta e Dwamenas, lot dhe trishtim te Egnatia

Shkruar nga NEWSPORT

Egnatia i është kthyer stërvitjes për ndeshjet e ardhshme. Rrogozhinasit zbritën për herë të parë në fushë që pas ndarjes nga jeta të Raphael Dwamenas.  Sulmuesi pësoi atak kardiak në fushën e lojës në sfidën që luhej në Rrogozhinë mes Egnatias dhe Partizanit, ku pavarësisht ndihmës së mjekësve dhe dërgimit me urgjencë në spital nuk ia doli dot të mbijetonte.

Kjo ngjarje tragjike ka “plagosur” të gjithë, teksa ato që e kanë përjetuar më keq është skuadra rrogozhinase. Në grumbullimin e parë pa Dwamena  në fushë kishte trishtim dhe lot. Të gjithë lojtarët u mblodhën tek rrethi i mesit dhe mbajtën 1 minut heshtje në nder të shokut të tyre, ndërsa nga fytyra u rridhnin lotët.

Pavarësisht dhimbjes së madhe që kanë përjetuar, lojtarët duhet të mbledhin forcat dhe t’i rikthehen normalitet, tashmë me një motiv më shumë, për të synuar fitimin e titullit dhe për t’i kushtuar suksesin Dëamenas. 28-vjeçari kishte “ëndërr” titullin me fanelën e Egnatias dhe tashmë lojtarëve dhe stafit nuk iu mbetet gjë tjetër veçse t’ia plotësojnë këtë dëshirë.

Kujtojmë se Egnatia dhe Partizani do të riluajnë ndeshjen mes tyre më 23 nëntor në “Egnati Arena” duke nisur që nga ora 13:00. Loja do të rifillojë në minutën e 25-të me rezultatin 1-1. Ndërkohë Egnatia dhe Partizani udhëheqin kampionatin shqiptarë me pikë të barabarta pas 12 javësh, 26 pikë, me demat që kanë një sfidë më shumë për të luajtur.

[caption id="attachment_712546" align="alignnone" width="1141"]Lojtaret e Egnatias/ © Credits facebook.com/groups/409623052925682 Lojtaret e Egnatias/ © Credits facebook.com/groups/409623052925682[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga