Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Stephen Curry "fenomenal" për Warriors, Cleveland "rrëzohet" kundër San Antonio

Shkruar nga NEWSPORT
Stephen Curry "fenomenal" për Warriors, Cleveland

Ka qenë një natë për tu mbajtur mend ajo që u zhvillua mbëmë në pallatet e sportit amerikan. NBA nuk zhgënjen asnjëherë dhe ndeshjet në këtë ligë janë gjithmonë spektakolare. Një nga ndeshjet më të bukura ishte ajo mes Clippers dhe Timberwolves. Për Clippers 32 pikët e Griffin nuk shërbyen pasi humbën në shifrat 118-126. 40 pikët e Andrew Wiggins që ishte i pandalshëm në këtë takim bënë që ekipi nga Minesota të fitonte. Thunder më një Westbrook në superformë që realizoi 32 pikë arriti të fitonte kundër Nets me rezultatin e ngushtë 109-108.

San Antonio Spurs arriti një fitore të madhe kundër Cleveland Cavaliers. Aldridge me 30 pikë arriti të udhëhiqte ekipin teksan në sukesin kundër nënkampionëve të NBA. Për Cavs ishte James që mahniti me 28 pikë, por shifrat në fund tregonin 114-102 në favor të San Antonio. Kampionët e Golden State me një Stephen Curry fenomenal që shënoi 32 pikë arriti të fitonte në shifrat 123-112 përballë Neës York Knicks.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga