
Eldorian Hamiti do të jetë gjyqtar i derbit mes Partizanit dhe Tiranës. Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur arbitrin e kolegjiumit të Lezhës për vënë drejtësi sot në aktin e radhës që do të zhvillohet në "Air Albania". Performanca e mirë në takimet e fundit, ka bërë që Sektori i Gjykimit në FSHF t'ia besojë këtë përballje pikërisht atij që mban edhe stemën e FIFA-s.
Një ndeshje e rëndësishme për të dy skuadrat që duhet doemos të luftojnë për 3 pikët. Siç kanë deklaruar edhe në kampet respektive, ky takim do të vendosë fatet e sezonit. E pikërisht dëshmitarë të një spektakli të pretenduar, do të jetë pikërisht Eldorian Hamiti. Ndeshja Partizani - Tirana do të startojë në orën 19:00, në stadiumin kryeqytetas.