
E ardhmja e Jose Mourinhos në stolin e Romës është në “fije të perit”. Ndeshja që “verdhekuqtë” do të luajnë përballë Milanit të dielën është vendimtare, me Stefano Piolin që “ka” në dorë fatet e portugezit.
Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer. Nëse Roma nuk triumfon përballë Milanit, Mourinho do të shkarkohet menjëherë. Në “San Siro” pritet të vendoset gjithçka, me drejtuesit e Romës që kanë gati dhe zëvendësuesin, me Antonio Conten që është në kërkim të një “strehe”.
Kujtojmë që në këtë sezon Roma nuk po kalon një moment aspak të mirë. Pas 19 javësh kampionat “ujkonjat” kryeqytetase renditen në vendin e tetë me vetëm 29 pikë të grumbulluara.
Poll