Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

STATISTIKAT/ Egbo më mirë se Mema dhe Ahmataj sëbashku, TIRANA dy faza me dy fytyra të ndryshme

Shkruar nga NEWSPORT
STATISTIKAT/ Egbo më mirë se Mema dhe Ahmataj sëbashku, TIRANA dy

Tirana ka patur një ecuri pozitive në kampionat dhe Kupë ku ka regjistruar 9 fitore dhe 1 barazim. Ardhja e trajnerit Egbo ndryshoi si me "magji" fytyrën e bardhebluve, të cilët deri më tani nuk janë mposhtur nga askush dhe janë rivalët kryesor të Kukësit për vendin e parë. Kujtojmë që bardheblutë vuajtën jo pak në fund të fazës së dytë, ku pas largimit të Memës, Ahmataj nuk arriti të merrte rezultatet e pritura dhe në këtë mënyrë u largua pa lënë shumë gjurmë pas 5 ndeshjes.

Egbo i caktuar fillmisht përkohësisht nga drejtuesit e Tiranës, duket se i bindi të gjithë dhe si njeriu që e njihte më mirë ambientin iu dha drita jeshile për të vazhduar me ekipin. Duke parë statistikat e deri mëtanishme zgjedhja rezultoi tepër efektive. Egbo nuk mposhtet në statistika edhe sikur pikët e Memës dhe Ahmatajt t'i bëjmë bashkë.

 Ard Mema në 11 ndeshje këtë sezon ka grumbullar 14 pikë gjithësej në kampionat ka 4 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje ndërsa në kupë 1 fitore dhe 1 barazim.
Nga ana tjetër Ahmataj zhvilloi gjithësej 5 ndeshje, ku regjistroi 1 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, 5 pikë në total.
Egbo ka bërë më mirë se të dy sëbashku, i cili në 10 ndeshje 8 kampionat dhe 2 kupë ka regjistruar 22 pikë gjithësej, 9 fitore dhe 1 barazim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga