Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Statistikat e frikshme të Armando Sadikut, "bomberi" i Kombëtares nuk e njeh pikën e penalltisë

Shkruar nga NEWSPORT
Statistikat e frikshme të Armando Sadikut, "bomberi" i

Armando Sadiku është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të Kombëtares shqiptare, jo vetëm për faktin që ka ndihmuar skuadrën në momente të vështira duke shënuar por sepse statistikat e tregojnë këtë detaj, duke e kthyer "bomberin" kuqezi në një nga sulmuesit më të mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Me dopietën shënuar ndaj Turqisë pak ditë më parë në miqësore, Sadiku arriti të kalonte Igli Taren (10 gola) dhe të barazonte Hamdi Salihin (11 gola). Rekordi për momentin ruhet nga Erjon Bogdani i cili ka shënuar 18 gola me fanelën kuqezi.

Duke parë se ecuria e Kombëtares është në rritje, mosha e Sadikut e re dhe performanca e këtij të fundit gjithmonë në formë, të gjithë mendojnë se Sadiku shumë shpejt mund të kalojë dhe Erjon Bogdanin. I veçantë është fakti që asnjë nga 11 golat e shënuar nga Sadiku nuk janë ekzekutuar nga pika e bardhë e penalltisë, të gjithë janë shënuar nga aksione të rrjedhshëm. 4 nga 11 golat e shënuar prej "bomberit" janë realizuar me kokë, detaj i veçantë dhe ky i fundit që tregon pë superformën e sulmuesit kuqezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga