Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

STATISTIKA/ Kukësi i Peter Pacult më i mirë se ai i trajnerit serb, presidenti i klubit në delir

Shkruar nga NEWSPORT
STATISTIKA/ Kukësi i Peter Pacult më i mirë se ai i trajnerit

18 gola ka arritur të shënojë Kukësi që nga momenti që drejtimin e skuadrës e ka marrë trajneri, Peter Pacult, ndërkohë që ka arritur të pësojë vetëm 11 gola në dhjetë ndeshjet e fundit që kampionët kanë zhvilluar.

Me gjashtë fitore, dy barazime dhe dy humbje, Pacult parakalon trajnerin serb, Mladen Milinkoviç që u largua pak javë më parë nga pankina e ekipit verilindor. Bazuar në statistika, Kukësi nën drejtimin e Pacult ka një mesatare më të lartë sa i pëket shënimit të gola dhe një mesatare më të ulët sa i përket golave të pësuar krahasuar me ish-trajnerin, Mladen Milinkoviç.

Këto statistika duket se kanë lumturuar edhe presidentin e klubit, Safet Gjici i cili duket se është në delir për faktin se skuadra e tij është në lojë ende sa i përket Kupës dhe renditet e dyta tabelën e klasifikimit duke siguruar kështu në një mënyrë apo në një tjetër një biletë për në Europë, gje e cila nuk mendohej të arrihej gjatë kohës që Kukësi ishte nën drejtimin e trajnerit serb.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga