Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Starova, Pejiç, Malota; Gjici vendos të flasë

Shkruar nga NEWSPORT

Kukësi është përfshirë nga një mori zhvillimesh, ku më së shumti janë lojtarët dhe stafi teknik, të cilët duhen stabilizuar deri në nisjen e fazës përgatitore. Por, presidenti Safet Gjici ndërhyn dhe sqaron gjithçka.

gjici pejicI kontaktuar nga "Panorama Sport", kreu i klubit verilindor sqaron situatat më të nxehta të momentit, të cilat kanë prishur dhe disi qetësinë e zhvillimeve te skuadra e tij. Safet Gjici flet për Sulejman Starovën, kapitenin Malota dhe sulmuesin Pejiç.

"Pejiç ishte në kontratë me Kukësin dhe nga kontrata në Iran, ku merrte 240 mijë USD, unë mund t'i kërkoja 100 mijë USD në formë dëmshpërblimi. Por, nuk e bëra sepse kisha një marrëveshje burrash që ao do të ikte nëse shkonim në raundin e tretë të Europa League", sqaron presidenti në lidhje me arsyen e rikthimit të sulmuesit Perjo Pejiç në radhët e skuadrës së tij për sezonin e ri.

"Me Malotën jam takuar para 4 ditësh , duke i bërë ofertën për rinovimin e kontratës, por ai nuk e ka pranuar. E falënderoj për kontributin që ka dhënë te Kukësi  në këto katër vite. Unë kam një trajner dhe Gjoka është ai që vendos se kush lojtar i duhet", shtoi presidenti i Kukësit në lidhje me largimin e kapitenit Renato Malota.

Më tej presidenti i verilindorëve ka folur në lidhje me kritikat e bëra së fundmi nga Sulejman Starova. Ai i del në ndihmë drejtorit Dritan Dervishi, ku thotë: "Starova nuk më ka kritikuar mua, por mikun dhe kolegun e tij, Hasan Lika. Ai duhet të dijë se lojtarët e huazuar nga Skënderbeu janë kërkuar nga trajneri dhe unë vetëm i kam plotësuar dëshirën e tij. Starova të shohë punën e tij, Partizanit i ra fati që shkoi në Champions".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga