
Partizani ditën e djeshme ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fundjavës, që të kuqtë luajnë ndaj Teutës ditën e dielë në stadiumin "Selman Stërmasi".
Ditën e djeshme, në orën 16:00, Starova ka drejtuar seancën stërvitore ku në sy binte mungesa e "gardianit" Alban Hoxha, ky i fundit ka marrë leje në klub për të mos qenë prezent me ekipin në stërvitjen e djeshme.
Batha dhe Trashi kanë zhvilluar një seancë më të shkurtër stërvitore sesa pjesa tjetër e lojtarëve. Të rejat e fundit zbulojnë, se që të dy do mund të jene të gatshëm për sfidën ndaj Teutës. Edhe Edgar Çani ka zhvilluar normalisht sërvitje, por ende nuk dihet nëse Starova do të përfshijë apo jo Çanin në planet e tij në fundjavë ndaj durrsakëve.