
Pas barazimit 1-1 kundër Kukësit, trajneri i Partizanit, Sulejman Starova është shprehur i pakënaqur me rezulatin, pasi priste më shumë.
Ndërkohë që Starova sqaroi edhe episodin me Torasën që nuk pranoi zëvendësimin.
“Kemi luajtur shumë mirë sot. Kukësi nuk mbaj mend të na ketë ardhur më shumë se dy herë te porta.
Torasa? Ishte një moment kur Torasa dhe Fejzullahi nuk u morën vesh mes tyre. Fejzullahi më tha që Torasa kërkon zëvendësim, por nuk kishte qenë kështu.
Unë i thashë edhe lojtarëve se duhet të jemi të qetë. Diferenca mes pikëve është e njëjtë, por me lojë nuk është ashtu.
Ndoshta aleancat që janë bërë më parë e kanë çuar situatën e ekipeve në këtë stad që janë me pikë.
Për fat të keq kishim disa lojtarë që nuk ishin në gjendjen më të mirë të tyre, si Torasa, Ekuban dhe Mazrekaj.
Nuk jam i kënaqur me rezultatin sot, por me skuadrën jam i kënaqur.
Arbitri sot gaboi në mënyrë njerëzore. Ai nuk gaboi me dashje. Vila po më thoshte se ishte penallti ndaj tij, ndërsa Ekuban më tha se duhet t’i jepte karton të kuq (të dytin e verdhë) për Shametin”, tha Starova për Supersport.