Skuadra ka mbyllur sot ditën e 3-të të përgatitjeve me seancën e radhes sot pasdite. Stërvitja është zhvilluar në orën 17:00 dhe stafi teknik ka patur në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve, të cilët kanë përfunduar paradite testet fizike që u kryen nga stafi i specializuar mjekësor. Ndërkohë ajo që bie në sy, është prania e këshilltarit të Partizanit, Sulejman Starova i cili duket që po drejton të kuqtë. Vërtetë një labirint, zgjedhja e trajnerit tek të kuqtë, që nuk po i gjendet një rrugëdalje.