
Stadiumi “Qemal Stafa” prej pesë muajsh është prishur i gjithi për ti hapur rrugë punës për stadiumin e ri që pritet të përfundoj pas dy vitesh. Impianti kombëtar nuk është më dhe për rrjedhojë i gjithë stafi që punonte për mirëmbajtjen e tij tani është papunë.
Puntorët që prej vitesh ishin të punësuar në administratën e “Qemal Stafës” tani nuk punojnë më, të paktën jo aty. Bashkë me ta është larguar edhe drejtori Eduart Prodani. Ai mbetet sërish pjesë e Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe delegat i UEFA-s, por me prishjen e stadiumit ende nuk ka një vënd stabël.
Prodani ka provuar në disa raste të bëj analistin sportiv këtë sezon futbollistik por edhe në këtë profesion të ri nuk ka fituar statusin e “titullarit”.