Tirana luan nesër me Zrinjski për turin e dytë të Conference League. Në orën 20:00 në “Air Albania” priten mijëra tifozë bardheblu, në mbështetje të skuadrës së tyre.
Një javë më parë kampionët e Shqipërisë luajtën në Champions League, duke u eleminuar me Duddelange, teksa në stadium ishin afro 8 mijë tifozë. Një shifër e njëjtë pritet edhe nesër, ndërsa në stadium do ketë edhe miq.
Afro 250 tifozë nga Bosnja kanë udhëtuar për të mbështetur Zrinjski Mostar, me tifozët e Tiranës që kanë detyrë për të mbështetur ekipin e tyre, me shpresën për të kaluar më tej.
Biletat për ndeshjen Tirana vs Zrinjski:
