Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sprinti final për titullin, Valentino Murataj e ka me Demat: Kam frikë vetëm nga Partizani, kemi pasur mungesë përqëndrimi

Shkruar nga NEWSPORT
Sprinti final për titullin, Valentino Murataj e ka me Demat: Kam frikë

Valentino Murataj, mesfushori i Partizanit ka folur para sfidës së javës së 32-të në Superligë. Demat janë miq të Skënderbeut në Korçë, me sfidën që luhet të shtunë në 19:00. Murataj ka theksuar se ka frikë vetëm nga Partizani dhe përqëndrimi I tyre në fushë, pasi disa ndeshje kanë lëshuar në fushë.

"Mendoj se kemi shumë kualitete në skuadër që mund ta zgjodhim ndeshjen dhe e rëndësishme është që jemi shumë grup në ndeshjet e fundit dhe kemi besim se do dalim kampion. E kam besimin te skuadra se kemi treguar çdo ndeshje që jemi të fortë se çdo kundërshtar pasi I kemi mundur me lojë dhe rezultat.

Nuk mund të tregoj për objektivat që ka Skënderbeu, mund të flasim për veten. Partizani ka objektiv të vetëm titullin kampion dhe të sulmojmë dhe luftojmë titullin dhe të marrim një fitore në Korçë.

Në ndeshjet e fundit janë të rëndësishme pikët sepse edhe pesë të tilla janë. Po t'I fitojmë të pesta jemi automatikisht kampionë por kemi treguar se me lojë të bukur dhe tri pikët I bëjmë të dyja. I druhemi vetëm Partizanit, e them sepse e kemi treguar në fushë se jemi më të mirët. T'I marrim ndeshjet me seriozitet sepse disa ndeshje kemi pasur mungesë përqëndrimi, ndeshja me Apoloninë apo Skënderbeun. Në fundin e kampionatit nuk na lejohen gabimet", tha Murataj për mediat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga