
I paharrueshëm do të jetë 90 e ‘kusur’ minutëshi i Shqipërisë përballë Kroacisë në ndeshjen e dytë të Grupit B në Euro 2024. Në stadiumin e Hamburg u përjetuan emocione të forta me kuqezinjtë që kaluan menjëherë në avantazh falë golit të Qazim Laçit në minutën e 11’.
Përmbysja e kroatëve për 2 minuta në pjesën e dytë u duk si një goditje e rëndë për djemtë e Sylvinhos që po zhvillonin një ndeshje të përkryer. Por, në minutën e 5-të shtesë, do të ndodhte 'çmenduria' teksa Klaus Gjasula do të barazonte rezultatin e do të niste festën e shfrenuar të të gjithë Kombit shqiptar në stadium apo jo.
Golat në minutat e fundit kanë një peshë tjetër, emocion i veçantë për këdo jo vetëm për ata që e shënojnë. Kjo vihet re edhe nga komentimi i ndeshjes i komentatorëve të huaj për golin e Gjasulës.
Turqisht, Arabisht, Anglisht (Britanike), Spanjisht, Gjermanisht, Portugalisht, Anglisht (SHBA), Greqisht, Frengjisht, Çeke, Italisht, Polonisht, Kroatisht dhe Rusisht, 14 momente që përcjellin emocionet e golit të Gjasulës në 14 gjuhë të ndryshme.
@nderim_ademi1 Goli i Gjasules ne 14 komentime ne gjuhe te huaja. Cili ju pelqen me shume? #shqiperia #euro2024 #albania #foryou #explore #fyp #viral #komentime #supergoal #football #gjasula #gjasulavscroatia #croatiavsalbania #osamiremeqenshqiptar #shqiperietnike ♬ original sound - Nderim