Sylvinho ka bërë një postim mjaft surprizues në rrjetet sociale. Timonieri i Kombëtares shqiptare ka shfrytëzuar mundësinë për të përcjellë një mesazh falenderimi.
Braziliani ka reflektuar për vitin që po lëmë pas, duke nënvizuar se 2025 për të ishte një vit i veçantë dhe se përjetoi përvoja, emocione dhe arritje të jashtëzakonshme.
Ndër të tjera shkruan se e mbyll këtë vit me kënaqësinë se ka shijuar gjithçka që jeta i ka dhuruar, teksa nuk lë prapa edhe urimin që viti 2026 të jetë edhe më i mbarë dhe u uron të gjithëve gëzuar festat.
“Të dashur miq, viti 2025 ishte një vit vërtet i veçantë. Një vit me përvoja të reja, arritje të jashtëzakonshme, zbulim emocionesh të reja dhe forcim të shumë të tjerave. E mbyll këtë vit me kënaqësinë që kam shijuar gjithçka që jeta më ka dhuruar, me shpresën që vitin e ardhshëm të gjithë të jetojmë edhe më mirë pranë atyre që duam. Gëzuar festat të gjithëve dhe një vit 2026 sa më të mbarë!”, ka shkruar Sylvinho në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare me në krye Sylvinhon janë kualifikuar në “Play-Off”-in e Kupës së Botës për herë të parë në histori. Kuqezinjte do të luajnë në mars 2 ndeshje shumë të rëndësishme, të cilat do të vendosin fatin e ekipit tonë në rrugën drejt Kupës së Botës 2026.
View this post on Instagram
