Presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho
Sylvinho do të vazhdojë të jetë trajner i Kombëtares shqiptare të futbollit, të paktën deri në korrik. Kontrata e brazilianit me Shqipërinë kishte përfunduar në dhjetor të vitit 2025.
Megjithatë, duke qenë shumë pranë Botërorit 2026, më saktë në fazën “play-off”, FSHF dhe tekniku Sylvinho gjetën dakordësinë për të vazhduar së bashku.
Ndërkohë që për herë të parë ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili shprehet mjaft optimist për këtë zgjatje bashkëpunimi.
“Vazhdojmë së bashku drejt ëndrrës së madhe të Botërorit 2026”, shkruan Armand Duka.
View this post on Instagram
Poll

