Shorti i Botërorit 2026, i dha fund dilemave se kush do të jenë kundërshtarët e Kombëtares, nëse kalojm fazën e “Play-Off”. Konkretisht goglat na vendosën në grupin (F), ku bëjnë pjesë Holanda, Tunizia dhe Japonia.
Pikërisht për rrugëtimin e Shqipërisë drejt “ëndrrës amerikane”, u diskutua edhe në emisionin “Në Shtëpinë e Futbollit”, i moderuar nga Lenida Halilaj. Pjesë e puntatës ishte edhe një reagim eskluziv i mbrojtësit Elseid Hysaj, i cili ka ndarë përshtypjet e tij rreth shortit dhe Kombëtares.
Ky i fundit, u shpreh shumë optimist për paraqitjen e denjë të cilën skuadra do e shfaq në fushë. Duke theksuar kështu edhe duelin me Serbin që sipas tij iu jep edhe më shumë “vetëbesim”, për sfidat e radhës.
"Keqardhja e madhe mbetet fakti se vitet e shkuara shkonin dy ekipe nga grupi kualifikues në Botëror kurse ne tani duhet të kalojmë playoff. Megjithatë kam besim, në futboll asgjë nuk dihet, dhe sekondat apo minutin të ndryshon historinë. Forcën dhe besimin e fituam në Tiranë ndaj Serbisë, aty kuptuam se mund t'ia dilnim. Ndoshta pak tifozë besonin se do të arrinim në playoff kur doli shorti i grupit", u shpreh mbrojtësi i kombëtares.
Rikujtojmë se Shqipëria do të luajë ndeshjen gjysmëfinale të fazës “Play-off” kundër Polonisë më 26 mars në Varshavë. Nëse Kombëtarja kalon me sukses Poloninë, në finalen e “Play-Off” që të dërgon në Botërorin 2026 do të luajë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë/Suedi më 31 mars po në transfertë.
