Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Sfidat janë pjesë e rrugëtimit tonë”, Sylvinho: E njohim mirë Poloninë, lojtarët janë mësuar me vështirësi

Shkruar nga NEWSPORT
“Sfidat janë pjesë e rrugëtimit tonë”, Sylvinho:
Sylvinho

Sylvinho së fundmi ka folur në podcasting “ESPN Brasil” ku padiksutim në fokus ishte Kombëtarja shqiptare. Kuqezinjtë siç dihet do të luajnë në “Play-Off” të Kupës së Botës ndaj Polonisë, përballje e cila është planifikuar për në mars 2026.

Ndërkohë nëse ekipi ynë kalon me sukses polakët, atëherë do të luajë “finale” e “Play-Off” ndaj fituesit të çiftit Ukrainë – Suedi për biletën drejt Kupës së Botës. Në intervistën e tij, timonieri i kuqezinjve ka theksuar se ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë, teksa puna do të nisë që në janar për sfidat e radhës.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për ekipin dhe për gjithë vendin. Që nga Kampionati Evropian kemi pasur shorte të forta, por sfidat janë pjesë e rrugës që duhet të ndjekim për të arritur objektivat tona.

Që nga janari do t’i monitorojmë lojtarët tanë më nga afër dhe do të jemi të pranishëm në disa ndeshje për të ndjekur performancat e tyre.

E njohim mirë Poloninë, kemi luajtur kundër tyre kohët e fundit. Ata kanë ndryshuar trajner, por lojtarët mbeten të njëjtë dhe janë të një cilësie të lartë. Ata janë në një fazë rindërtimi, ndërsa ne po kalojmë një periudhë zhvillimi. Nuk ka avantazh të qartë, gjithçka mund të ndryshojë brenda 90 minutave.

Lojtarët tanë janë mësuar me sfida të vështira. Do të mbështetemi te cilësitë tona dhe te puna që kemi bërë deri tani”, ka përfunduar braziliani.

Poll

Lexo gjithashtu