Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Nga Ernest Muçi te Anis Mehmeti, 47 golat që kanë vendosur me “shpatulla pas muri” Sylvinhon para “Play-Off”-it

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Ernest Muçi te Anis Mehmeti, 47 golat që kanë vendosur me
Sylvinho

Faza “Play-Off” e Kupës së Botës po afron dhe trajneri Sylvinho duhet t’i bëjë mirë llogaritë para ndeshjes me Poloninë, e planifikuar në datën 26 mars, Varshavë.

Përveç dilemës se kush do të jetë pjesë e listës, një tjetër “ekuacion” mbetet edhe titullari në krahun e majtë, aty ku opsionet janë të shumta.

Gjatë këtij sezoni, edhe pse është lënë në “hije” nga Sylvinho, Taulant Seferi e ka gjetur golin në 11 me Bodrumspor. Ernest Muçi është një tjetër emër me “peshë” që po mrekullon Superligën turke me Trabzonspor, 10 gola.

Anis Mehmeti, profil i volitshëm që mund të bëjë diferencën në këtë linjë, 9 gola me Bristol City. Me rendimentin më pak të ulët, krahas emrave të mësipërm janë 3 të “preferuarit” e Sylvinhos, Myrto Uzuni (9 gola), Arbër Hoxha (6 gola) dhe Nedim Bajrami (2 gola).       

Poll

Lexo gjithashtu