Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Rinovoi me Kombëtaren, reagon Sylvinho: Është vazhdim i punës, forca Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
Rinovoi me Kombëtaren, reagon Sylvinho: Është vazhdim i
Sylvinho me stafin e tij dhe Duken

Sylvinho ditën e sotme rinovoi kontratën me Kombëtaren. Braziliani firmosi me FSHF-në kontratën e re deri në dhjetor të vitit 2025, ku objektivi kryesorë është kualifikimi i kuqezinjve në  Kupën e Botës. Bashkë me Sylvinhon kanë rinovuar edhe Doriva dhe Zabaleta, duke vazhduar kështu bashkëpunimin mes tyre.

Pas rinovimit ka reaguar edhe Sylvinho. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale 50-vjeçari skruan se është shumë i lumtur për rinovimin e kontratës, ndërsa nënvizon se kjo është vazhdimi i projektit të nisur 1 vit e 7 muaj më parë. ndër të tjera shkruan se dolën krenarë nga Euro 2024, ndërsa tashmë është gati për sfida të reja.

“Jam shumë i lumtur me rinovimin e kontratës time dhe të stafit teknik deri në dhjetor 2025.

Është vazhdimi i punës që nisi një vit e shtatë muaj më parë, me synimin për t’u kualifikuar në finalet e Kampionatit Evropian, gjë e cila u realizua. Ne u përballëm si të barabartë me çdo rival në Euro 2024 dhe dolëm nga turneu krenarë për atë që bëmë.

Por tani është koha për të ecur përpara dhe për t’u përballur me sfida të reja.

Jemi gati për këtë.

Forca Shqipëri!!! ????????”, ka shkruar braziliani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sylvio Campos Official (@sylvinho_campos)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga