Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Cesena i rinovon kontratën talentit shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Cesena i rinovon kontratën talentit shqiptar
Xhulio Veliaj

Xhulio Veliaj do të vazhdojë që të jetë pjesë e Cesenas. Portieri shqiptar të cilit i përfundoi kontrata me bardhezinjtë në fund të këtij sezoni që lamë pas, ka vendosur që të zgjasë bashkëpunimin me klubin italian.

Talenti 19 vjeçar në sezonin që lamë pas ka luajtur 20 ndeshje me ekipin e Primavera-s, teksa nga sezoni i ardhshëm pritet që të jetë pjesë e ekipit të parë.

Kujtojmë që Veliaj është një portier me shumë perspektivë. 19 vjeçari është rritur te ekipi i Fano Gionavili, për të kaluar më pas te Ternana. Nga këta të fundit, Veliaj iu bashkua Cesenas me të cilët nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Serie B.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga