Ardian Ismajli
Ekipi i Torinos ka marrë fitore të rëndësishme në transfertën e nderlikuar kundër Pisës, vendosi goli i sulmuesit Adams në minutën e 80-të, java e 31-të në Serie A.
Por “Lojtari i Ndeshjes” sipas “Flashscore” rezultoi mbrojtësi i Kombëtares Ardian Ismajli. Shqiptari u vlerësua me notën 7.9, më i miri në fushë.
Siguria në prapavijë dhe i fortë në “luftën” ajrore, bëri që 29-vjeçari të ishte i “pakalueshëm” për sulmuesit rivalë. E çuditshme është se në sfidën kundër Polonisë në Varshavë, Ismajli nuk la asnjë përshtypje të mirë, nota 5.9, ndër më të dobëtit në fushë.
NOTAT
Poll
