Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

U dëmtua përballë Anglisë, futbollisti i Kombëtares niset URGJENTISHT drejt Gjermanisë për t’u operuar

Shkruar nga NEWSPORT
U dëmtua përballë Anglisë, futbollisti i Kombëtares
Kombëtarja shqiptare

Naser Aliji është nisur drejt Gjermanisë për t’iu nënshtruar një operacioni. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Dinamos në Superiore, luan prej kohësh me probleme prej pubalgjisë, teksa ka vendosur të operohet.

Sipas asaj që tha Ilir Daja pas ndeshjes me Dinamon, pas operimit, Aliji pritet të mungojë përreth 2 muaj. Kujtojmë se ai është një pikë kyçe për dinamovitët, por së fundmi edhe i preferuar i Sylvinhos.

Mbrojtësi luajti titullar në ndeshjen përballë Anglisë, teksa prej kohësh nuk mungon në listën e Sylvinhos. Vlen të theksohet se në ndeshjen përballë “3 Luanëve”, Aliji shfaqi probleme, duke paralajmëruar dëmtimin.

 

Poll

Lexo gjithashtu