Shqipëria priti në “Air Aalbania” skuadrën e Anglinë dhe mes tyre bënë llogaritë e ndeshjes së fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Përballje kjo që u fitua nga “3 Luanët” me shifrat 2-0.
Kjo sfidë luhej për statistikë, por në fushë ishte mjaft e “luftuar”. Kjo kuptohet qartë e nga dëmtimet e disa prej futbollistëve të Kombëtares shqiptare.
Fillimisht ishte Elseid Hysaj, i cili pësoi një dëmtim, gjë e cila e detyroi të linte fushën e lojës në në minutën e 26 të takimit. Fatmirësisht nuk ka asgjë serioze dhe pritet që shumë shpejt të jetë i gatshëm për Lazion.
Ndërkohë në momentin e golit të parë të shënuar nga Harry Kane në minutën e 73-të, sulmuesi anglez shkeli dorën e Thomas Strakoshës. U desht ndërhyrja e mjekëve për t’i dhënë edhe ndihmën e parë dhe për të qetësuar dhimbjen në mënyrë që portieri të vazhdonte më pas lojën.
I radhës që ndjeu shqetësime ishte Naser Aliji, por fatmirësisht vazhdoi lojën dhe qëndroi deri në fund. Dhe më i rëndë ishte dëmtimi i Armando Brojës. Sulmuesi gjatë një driblimi vendosi këmbën keq në tokë dhe u dëmtua.
24-vjeçari shpërtheu në lot dhe la fushën e lojës me barrelë pas 15 minutash. Në ditët në vijim Hysaj dhe Broja do t’u nënshtrohen edhe vizitave mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit, ndërsa dy të tjerët fatmirësisht kaluan çdo gjë.
