Alain Taho
Alain Taho do të vazhdojë që të jetë pjesë e Inter U20. Portieri i Shqipërisë U21, ka rinovuar kontratën me zikaltërt, me këta të fundit që besojnë fort në cilësitë dhe aftësitë e 18-vjeçarit.
“FC Internacionale Milano komunikon se ka arritur një akord shumëvjeçar për zgjatjen e kontratave të Matia Zanketa, Xhamal Idrisu dhe Alain Taho”, shkruan klubi italian, duke zbuluar se kanë rinovuar edhe me shqiptarin.
Kujtojmë se Taho është pjesë e Interit që prej vitit 2023, duke luajtur me disa ekipe grupmoshash. Ndërkohë që me Shqipërinë, ka luajtur me ekipet U16, U17, U19 dhe U21.
Poll
